Policia e Vlorës bën me dije se, pasditen e sotme ka ndërruar jetë një 40 vjeçar, pasi është rrëzuar nga shkallët.
40-vjeçari është ende i pa identifikuar. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftim
Më datë 16.08.2022, rreth orës 16:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në shkallët e Kuzum Baba-së, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një bordure, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije, se personi ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.