-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donin të mashtronin argjendarin në Elbasan me flori fallco, e pësojnë keq italianët

Kryesoret

Dy italianë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë shitur flori fallco në Shqipëri.

Ata shkuan në një argjendari në Elbasan për të shitur flori të kontrabanduar për vlerën 200 mijë euro, por ranë në kurthin e policisë. Dy të arrestuari janë Fortunato Maddaloni dhe Riccardi Genario.

Njoftimi i policisë

Kontrabanduan dhe shitën nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro, arrestohen në flagrancë në një argjendari, gjatë tentativës për të shitur sërish, 2 shtetas italianë.

Sekuestrohen një sasi ari, 4 aparate celuare dhe shuma parash të monedhave të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të licencuara dhe të deklarimit të rremë të shtetasve, nëpërmjet mashtrimit, në lidhje me natyrën, llojin dhe cilësinë e tyre, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Gold”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano, Itali.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fake Gold”, 2 shtetasit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit