-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njërin në hotel dhe tjetrin në kafe, pse Abdixhiku nguli këmbë për Begajn?

Kryesoret

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku refuzoi takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, pasi i mbeti hatri që ai nuk shkoi në selinë e partisë, por e ftoi atë të takohen në Kuvend.

Tre muaj më parë, në maj, Abdixhiku e kishte takuar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Për të, kishte shkuar në një hotel në Prishtinë.

Për këtë takim, LDK-ja në një përgjigjje për Express u arsyetua se vendtakimi me Gjukanoviqin kishte qenë “kërkesë specifike” e presidentit malazez “për arsye sigurie”. Megjithatë Abdixhiku nuk e kishte takuar në seli të partisë as kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Si për të dëshmuar tash që arsyetimi i LDK-së nuk qëndron, Abdixhiku e kishte nisur ditën e 20 qershorit në një kafane me Ramën.

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, shkruante Abdixhiku në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit