-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky merr vendimin e rëndësishëm, shkarkon krerët e shërbimeve sekrete

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Zelensky ka shkarkuar ditën e djeshme krerët e shërbimeve sekrete në zona strategjike si vetë kryeqyteti.

Sipas dekreteve të publikuara në faqen e presidentit, Serhiy Zayats u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU(Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës)në rajonin e Kievit. Yuriy Boreichuk u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU në rajonin Ternopil.

Rikujtojmë se muajin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelenky firmosi shkarkimin e bujshëm të dy zyrtarëve të lartë dhe strategjikë, deri atëherë të cilësuar si besnikët e tij. Bëhet fjalë për prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimeve sekrete (Sbu) Ivan Bakanov, të akuzuar për një kontroll të pamjaftueshëm të institucioneve që drejtonin, ku sipas presidencës po vepronin dhjetëra, ndoshta qindra “tradhtarë” që sipas akuzës ndihmonin planet e Moskës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit