-sidi education-spot_img
21.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky paralajmëron Kremlinin: Nëse vazhdon lufta, Moska do të paguajë çmimin

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbrojtur sulmin e fundit me dronë ndaj një rafinerie nafte në Moskë, duke e cilësuar atë si një reagim ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Ai tha se Kievi nuk do të qëndrojë pasiv përballë sulmeve ruse dhe se çdo veprim do të marrë një kundërpërgjigje.

“Nëse Putini nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë, por kërkon vazhdimin e saj, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq, por do të përgjigjemi. Nëse Ukraina digjet, atëherë do të digjet edhe Moska”, deklaroi Zelensky.

Sipas tij, goditja ndaj rafinerisë ishte një përgjigje ndaj sulmit rus kundër Lavrës Kiev-Pechersk, një prej vendeve më të rëndësishme historike dhe fetare të Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit