-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk konsumoni mëngjesin

Kryesoret

Mund të shtoni peshë

Pavarësisht nga ideja se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në humbje peshe, nuk është plotësisht e vërtetë. Disa studime kanë treguar se të qëndruarit i uritur çon në shtim peshe. Kjo mund të ndodhë sepse shmangia e mëngjesit i bën njerëzit shumë të lodhur dhe ata hanë më shumë në darkë.

Humori juaj përkeqësohet

Shmangia e mëngjesit shoqërohet me çrregullime humori te të rriturit. Njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë tendencë të kenë depresion më shpesh, informon abcnews.al.

Ndiheni të lodhur midis orës 12 dhe 4 të pasdites.

Në mëngjes, pas një pauze të gjatë pa ushqim, rezervat tuaja të glikogjenit janë të ulta dhe ju duhet më shumë energji për të punuar në mënyrë produktive. Pasi të keni ngrënë mëngjes, trupi juaj fillon të zbërthejë acidet yndyrore për të prodhuar energjinë e nevojshme. Nëse nuk hani mëngjes, mund të ndiheni shumë të rraskapitur brenda disa orësh.

Truri juaj mund të bëhet më i mprehtë

Studiuesit kanë zbuluar se agjërimi me ndërprerje ka disa efekte të dobishme. Ky lloj i të ngrënit do të thotë që ju të kaloni periudha agjërimi çdo ditë (normalisht ato përbëhen nga 8 orë ngrënie dhe 16 orë agjërim). Pra, nëse anashkaloni mëngjesin për të plotësuar këto 16 orë, në fakt mund të jetë i mirë për trurin tuaj dhe kujtesa juaj mund të përmirësohet, informon abcnews.al. Sidoqoftë, nëse nuk është në formën e agjërimit të përhershëm, një tjetër studim ka zbuluar se anashkalimi i vakteve mund të ketë një efekt negativ në aktivitetin e trurit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit