Protesta para Kryeministrisë ka vijuar edhe këtë mbrëmje, duke hyrë në ditën e 34-t. Qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë, ku kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë përmes pankartave dhe thirrjeve gjatë tubimit.
Në pankartat e mbajtura nga protestuesit spikatnin mesazhe kundër korrupsionit, kërkesa për ndryshim politik dhe thirrje për një qeverisje më transparente.
Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në drejtimin e vendit.









