Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një nënë ka çuar në spital djalin pasi kishte dhimbje koke, por ai ndërroi jetë në spital.
Djali 5-vjeçar u zgjua në mëngjes me dhimbje të forta koke.
Me të mbërritur në spital fëmija kishte midriazë në sy dhe me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor dhe infermieror të spitalit, ai ndërroi jetë pak pas orës 9 të mëngjesit. Nga sa dihet deri më tani, fëmija nuk kishte sëmundje të tjera.
Mjekët kanë njoftuar se trupi i fëmijës po i nënshtrohet autopsisë.