Gardianët e burgjeve kanë dal në protestë ditën e sotme para para zyrës së delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë
Kushtet e punës dhe paga i kanë detyruar ata të paralajmëron dhe përshkallëzim të situatës deri në bojkotim të punës.
“Po ikin punonjësit e policisë, po e lënë detyrën. Duhet të ishin 3,599 punonjës aktualisht në punë, janë vetëm 3 mijë. Kanë lënë detyrën punonjësit, për shkak të kushteve të vështira, të diskriminim, për pagat”, u shpreh Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, Valentin Macaj.
Macaj drejton gishtin nga ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, nga kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes së Policisë, ku tha se policët janë kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë. Ata kërkojnë 20% rritje page, rikthimin e pagesës për ditët e fundjavës, madje thotë se edhe uniformat do duhet t’i blejnë vetë në dyqan, pasi nuk i marrin nga shteti.
“Shteti i preu në besë 3600 punonjës të policisë së shtetit. Se ministri i Drejtësisë garantoi se me 1 korrik merr fund problemi i pagave, uniformave, trajtimi ushqimor, transporti. Pritëm 1 korrikun dhe sot jemi 17 gusht. Këto ditë pasi kishim lajmëruar protestën, një presion i paparë nga SHCBA, nga drejtori i policisë, nga gestapo i ministrit, i kanë kthyer nga pushime, nga turni tretë i ka futur në turn të parë që të jenë në punë. Kushtet çnjerëzore, ne kemi kërkuar 6 orëshin nga 8 që e kishin, tani punojnë 12 orë në ditë, pa tualet, pa ujë, pa vakt ushqimor dhe më qeni ju që mund të rrijë 12 orë edhe në zyrë pa pas ujë, ushqim. Demotivimi, po ikin punonjësit e policisë. Duhet të ishin 3099. Janë 3000 kanë lënë punën për shkak të kushteve, 172 kanë ndërruar shërbimin që të mos vijnë në protestë. Tjetër arsye është vdekjet nga infarkti, sëmundjet e rënda të policëve dhe shteti s’ka marrë asnjë masë”, tregon ai.