-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grenell: Paktin e Uashingtonit e negocioi Thaçi, jo Hoti

Kryesoret

Hashim Thaçi, ishte ai që kishte negociuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për Marrëveshjen e Uashingtonit, e jo kryeministri i atëhershëm, Avdullah Hoti.

Kështu të paktën ka deklaruar ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një intervistë për “The Pavlovic Today”.

Sipas Grenell, nëse ish—presidenti Hashim Thaçi do të ishte ende president, njerëzit në Kosovë do të ishin në paqe dhe do të jetonin më në prosperitet.

“Do të kishin po ashtu bashkëpunim të madh ekonomik me fqinjët dhe më tepër vende pune për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shtuar Grenell.

Për Grenell, nën administratën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin përmirësuar shumë.

“Të dyja palët flisnin rregullisht me njëra-tjetrën dhe me Shtëpinë e Bardhë, duke bërë përparim nën Trump. Ata nënshkruan marrëveshjen e normalizimit ekonomik Serbi-Kosovë. Tani jo vetëm që të dy palët nuk po flasin, nuk po bëjnë përparim, por në fakt janë kthyer në një gjendje krize” ka shtuar Grenell.

Grenell më tej ka kritikuar presidentin, Joe Biden, se i njëjti nuk po angazhohet në çështjen ndërmjet Kosovës dhe Sebrisë, ashtu siç ishte angazhuar shefi i tij, Trump.

“Që kur Trump u largua nga detyra, patatja e nxehtë është kthyer në duart e Bashkimit Evropian. Joe Biden nuk është i informuar për situatën në Kosovë dhe Serbi dhe Jake Sullivan nuk ka kohë të angazhohet plotësisht me këtë çështje”

Marrëveshja e Uashingtonit ishte nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiç.

Sipas kësaj marrëveshje, Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë disa marrëveshje si atë për autostradën Prishtinë-Beograd, marrëveshjen për hekurudhave duke u përkushtuar në studimin e fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore mes dy vendeve dhe me një port në det të thellë në Adriatik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit