Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka refuzuar të komentojë vizitën e presidentit Bajram Begaj në Kosovë. Ky i fundit u përfshi dhe në një incident me kreun e LDK-së, me të cilin nuk u takua dhe pati një refuzim të ftesës.
“Unë e përfundova mandatin tim në Presidencë dhe në datën 25 kemi nisur një rrugë të re dhe kjo do i interesojë dhe Kosovës në pozitën e saj ndërkombëtare. Nuk më duket etike që të komentojnë qëndrimet e Presidentit të ri. Lidhur me nismën e Vuçiçit dhe ogiçit të tij Edi Ramës, që ka ndërruar tre emra. Kam qenë më i përmbajtur për shkak të detyrës. Por dua t’ju theksoi qëndrimin e presidentit të Malit të Zi, ai i njeh mirë fqinjët e tij verior dhe grabitqar, që janë të pandreqshëm” është shprehur Meta.