Policia e Elbasanit ka arrestuar sot Eduart Ziton, i cili ishte prej dy muajsh në kërkim për falsifikimin e votave në momentin që ishte numërues për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.
Zito së bashku me 7 persona të tjerë, të cilët u arrestuan dhe më pas u liruan për t’u hetuar në gjendje të lirë akuzohen se ndryshuan vullnetin e qytetarëve duke i kaluar votat e Ardjan Zenelit, kandidatit tjetër të PD-së brenda listës së opozitës në Librazhd, Lefter Gështenjës.
Referuar edhe vendimit për shtatë numëruesit e tjerë që u liruan për t’u hetuar në gjendje të lirë, e njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe me Ziton.