Përfaqësuesi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas darkës në Bruksel.
“I kam takuar Kurtin dhe Vuçiq ndaras, për të diskutuar programin dhe për t’i përgatitur për takimin e nesërm. Presim një marrëveshje nesër, jo finale natyrisht, do të ishte shumë naive të shpresonim atë”, ka thënë ai.
Lajçak më tej tha se do të diskutohet se si të arrihet një marrëveshjet e së ardhmes dhe se si të arrihet një normalizim në mes të raporteve Kosovë – Serbi.
Teksa i pyetur se a do t’i kërkohet Kurtit të shtyhet vendimi për targat, Lajçka i është drejtuar gazetarit duke buzëqeshur “se po bënë shumë pyetje”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq, nesër, 18 gusht, do të takohen me përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së në kuadër të dialogut.