-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja për grurin, Guterres mbërrin në Ukrainë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbërriti në Lviv të mërkurën përpara takimeve të tij me liderët e Ukrainës dhe Turqisë. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i tij.

Guterres do të jetë në Lviv të enjten për çështje dypalëshe dhe do të udhëtojë në Odesa të premten për të diskutuar marrëveshjen e grurit.

Sipas zëdhënësit Stéphane Dujarric, kreu i OKB-së do të zhvillojë një takim trepalësh me liderët ukrainas dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi punën e brendshme të marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

Ai gjithashtu pritet të mbajë një takim dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në korrik, Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të lejuar rifillimin e eksporteve jetike të grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi. Guterres do të udhëtojë për në Stamboll të shtunën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit