Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes sot në Bruksel është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Vuçiç i pyetur nëse ushtria serbe ka kaluar vijën administrative të kufirit me Kosovën, tha se kjo s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë.
“Ushtria e Serbisë nuk e kanë kaluar vijën administrative, s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë që të ketë sulm nga ushtria serbe, Serbia ushtarakisht është shtet neutral dhe dëshiron të mbajë paqen. Kosova nuk i përmbahet marrëveshjes bilaterale. Serbia e siguron vetë paqen dhe nuk ka nevojë për ushtri”, u shpreh Vuçiç.