-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skifteri” i ri bën namin në Elbasan, vjedh 10 mijë euro (EMRI)

Kryesoret

Arnil Zani është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi vodhi 10 mijë euro.

Ai grabiste shtëpinë e një të reje po në qytetin e Elbasanit vazhdimisht. Zani, 18-vjeçar, ka hyrë disa herë në banesë duke marr shuma parash deri sa ka arritur në vlerën 10 mijë euro.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni policor i koduar “Thousands”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi në kohë të ndryshme, shumën prej 10 000 eurosh, në banesën e një shtetaseje, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe arrestojnë në flagrancë 18-vjeçarin.

vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thousands”.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-A. Z., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit