-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg ia thotë në sy Vuçiçit: Një hap në Kosovë dhe NATO ndërhyn direkt

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes sot në Bruksel është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi Vuçiç-Stoltenberg nisi rreth orës 15:00 dhe përfundoi 30 minuta më pas. Shefi i NATO-s tha se “KFOR është në Kosovë për të siguruar paqen”.

Ai i tha presidentit serb se nëse do të ketë përshkallëzim të tensioneve në veri të Kosovës, KFOR do të reagojë.

Prania jonë ushtarake në Kosovë ndihmon për të stabilizuar dhe për të ndaluar fatin e përshkallëzimit të situatave të tensionuara apo përplasjeve.

Ne kemi qenë gjithmonë në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin. Jemi gati të reagojmë nëse do të kemi situata problematike. Nëse do të duhet do të lëvizim trupat që kemi në Kosovë për t’i çuar në zonat problematike.

Në veri kemi rritur prezencën e trupave tanë. Jemi gati të vendosim trupat në cdo zonë që do të ketë probleme. Në Kosovë do të rrisim kapacitetet” tha ai.

I pyetur nëse do të ketë një bazë ruse në Serbi, Vuçiç tha “Serbia nuk ka nevojë për asnjë prani të ushtrive të huaja. ne mund të sigurojmë vetë sigurinë dhe paqen për popullin tonë”.

Takimi është zhvilluar një ditë përpara tryezës së dialog në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit