-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentatet radhazi, Alibeaj: Bëni kujdes, krimi po shëtit rrugëve

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar nga situata e krijuar në vend, ku janë regjistruar 3 atentate brenda 24 orëve.

Ai është shprehur se nuk ka më një sezon turistik pasi ai u përgjak dhe se krimi po shëtit rrugëve. Alibeaj ka shtuar se gjitha kjo është pasim i zgjedhjeve të vjedhura nga Rama në 25 prillin e kaluar.

Dy vrasje brenda pak orësh dëshmojnë dhe njëherë se shteti është dorëzuar përballë krimit.

Sezoni i përgjakur i kësaj vere, krimi që shëtit rrugëve i pashqetësuar e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë të kriminalizuar është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës që nën drejtimin e tij është e përfshirë në botën e errët të krimit ose është e paaftë për të menaxhuar situatën e rënduar.

Janë të njëjtat hallka të zinxhirit me drejtues Edi Ramen që kriminalizuan votën e shqiptarëve duke deformuar vullnetin e qytetarëve të 25 prillin e vitit të kaluar.

Për shqiptarët është e qartë se qëndrimi në pushtet i qeverisë Rama është tregues i qartë se situata nuk mund të ndryshojë. Vetëm largimi i kësaj qeverie dhe drejtuesve të saj është garanci se siguria mund të rikthehet dhe qytetarët të kenë garanci për jetën e tyre“, ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit