Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore për Elinta Garo, 29-vjeçaren, që aksidentoi 5 persona në zonën e Kodrave të Liqenit.
Për Garon është vendosur që të rri në burg deri në kryerjen e ekspertizës teknike të mjetit. Në sallën e gjyqit ajo është shprehur se nuk ka përdorur celular dhe është parë e përlotur.
Aksidenti ndodhi të hënën datë 15 gusht, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, e reja përplasi 4 persona, çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni, 27-vjeçaren Alkuna Telaj, dhe një fëmijë. Fatkeqësisht, 60-vjeccari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Traumës.