-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë

Kryesoret

Shpati Lena është njëri nga viktimat e atentati të Vlorës të ndodhur paraditen e sotme, emër i njohur për policinë. Ai ka vrarë biznesmenin Arben Beqiraj.

Hakim Xhezo, vëllai i Eduard Xhozos (ky i fundit në burg) është viktima e dytë. Po ashtu dhe ky ka qenë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit. Ende nuk ka një raportim zyrtar nga policia për identifikimin e viktimave.

Xhezo është kapur më herët nga policia për trafikim kanabis. Po ashtu vëllai i tij u përfshi në një vrasje në 2019.

Ngjarja është regjistruar në 4 gusht në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë.

Si ndodhi atentati?

Autori kryesor i ngjarjes, Eduart Xhezo, ka pasur një konflikt me Arben Beqirajn disa orë para ngjarjes. Shkak është bërë kalimi i tij me kalë para biznesit të tij. 49-vjeçari dhe i biri i kanë kërkuar Xhezos që të mos kalojë para lokalit, pasi shqetësonte plazhistët.

Kjo ka sjellë një konflikt fizik të djalit të pronarit të lokalit me personin që po kalëronte. Më pas, Eduart Xhezo, disa orë më pas, ka shkuar për t’u sqaruar, por konflikti është përshkallëzuar më tej, duke çuar në shkrehjen e armës. Mësohet se Xhezo, në momentin që ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të Beqirajt, ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit