Para takimit me presidentin e Serbisë, në momentin që po bënin foto mësohet se Borrell ka diskutuar me Kurtin për takimin e djeshëm me sekretarin gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg.
Borell e pyeti Kurtin se, “a keni takuar dje sekretarin gjeneral të NATO-s?
Kryeministri iu përgjigj Borellit vetëm me “po”.
Borell vazhdoi tutje bisedën duke i thënë se “lexova në gazeta”.
Kryeministri i dha detaje nga takimi duke ju përgjigjur “po ishte një takim shumë i mirë”.
Borell: “Takim i mrekullueshëm?”
Kurti: “Po”.
Borrell i tha më tej: “jeni gati të dërgoni më shumë trupa, më thanë”?
Kurti: Po nëse është e nevojshme”
Borell “ohh hajde, s’do të jetë e nevojshme”, pas kësaj përgjigje edhe kryeministri u shpreh optimist duke thënë se “shpresoj edhe unë gjithashtu”.
Tashmë në Bruksel ka përfunduar raundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.