-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Joseph: E ardhmja e Open Balkan varet nga mençuria e liderëve

Kryesoret

E ardhmja e Open Balkan varet nga mençuria e liderëve në rajon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kështu ka deklaruar ish-zëvendës shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë dhe profesori në John Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) në Washington, Edward P. Joseph.

Ai në një intervistë me gjermanen “Deutsche Welle” ka shprehur qëndrimin e tij – të përsëritur shpesh – sa i takon nismës së Open Balkan.

Si fillim ai ka analizuar “teorinë” që për të qëndron në themel të Ballkanit të Hapur: tregtia është e barabartë me besimin.

“Fatkeqësisht, kjo teori rrëzohet së pari në realitet. Vetëm shikoni agresionin e furishëm rus kundër Ukrainës”, thotë Joseph i cili shton se para luftës Rusia dhe Ukraina kishin një tregti të madhe, rreth 10 miliardë dollarë në vlerë të kombinuar të eksport-importeve.

Ai sjell si shembull edhe situatën e krijuar në Kinë, e cila po kryen stërvitje ushtarake agresive kundër Tajvanit – një vend që eksporton mallra me vlerë 273 miliardë dollarë në Kinë.

“Sipas teorisë së Ballkanit të Hapur, të gjitha këto vende duhet të jenë në paqe. Në vend të kësaj, ata janë ose në luftë, ose në hapa drejt luftës. Përkrahësit e Ballkanit të Hapur duhet t’u kërkohet ta shpjegojnë këtë”.

Kështu ai nuk humbet rastin ta cilësojë Serbinë nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiç “një regjim autokratik”, që kërkon destabizimin e fqinjëve.

Për të, Serbia gjithmonë do të përfitojë më shumë se të tjerët dhe këtë e cilëson si një nga “gabimet thelbësore” të Open Balkan.

“Përkrahësit flasin për të sikur të gjitha ekonomitë e rajonit të kenë të njëjtën madhësi dhe të njëjtin karakter. Ata nuk janë aspak të njëjtë. Ekonomia e Serbisë është rreth 14 herë më e madhe se ajo e Malit të Zi, për shembull. Ekonomia e Serbisë është pothuajse dyfishi i madhësisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut së bashku”.

Joseph thekson se Serbia – gjithmonë – do të përfitojë më shumë nga barrierat e hapura (katër liritë) sesa fqinjët e saj.

Nisma e Open Balkan u ndërmor tre vjet më parë nga liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në rajon.

Deri më sot, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë refuzuar të bashkohen, duke argumentuar se nisma është e panevojshme sepse bashkëpunimi ekonomik rajonal tashmë është pjesë e agjendës së integrimit në BE dhe nismave si Procesi i Berlinit.

Ky proces u krijua në vitin 2014 si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, shteteve dhe institucioneve anëtare të BE-së, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shoqërisë civile dhe bizneseve të rajonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit