Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e partisë ngriti alarmin për qytetin e Elbasanit.
Ai u shpreh se Elbasani vjen pas Kukësit sa i takon situatës ekonomike dhe të ardhurave familjare në muaj.
“Elbasani është qyteti i djepit të kulturës, i gjuhës së bukur shqipe, por edhe si një metropol zhvillimi, progresi dhe gjithëpërfshirës. Për fat të keq, Elbasani është një ndër tre katër qarqet më të mëdha të vendit, por dhe me pozitë të lakmueshme dhe me resurse ekonomike, për fat të keq është në një situatë kritike sot. Për këtë më mirë se sa kushdo tjetër flasin treguesit, ku Elbasani rezulton sot qarku më i varfër i Shqipërisë.
Është qarku më skajor pas Kukësit. Është problem i madh që tregon shumë për lënien pas dore të këtij qyteti, që tregon mungesën e madhe për të rinjtë dhe të rejat, që tregon se Elbasani është i braktisur në gjithë perspektivën e vetë. Për të qenë më të saktë, në rast se Kukësi është qarku më të ardhurat më të ulëta, me 362 mijë lekë në një nivel 36% nën mesataren e republikës, Elbasani renditet i dyti m 392 mijë lejë, duke qenë 32% nën mesataren e vendit.”, tha Meta.