Zjarre të mëdha pyjore shpërthyen në një rajon ngjitur me kryeqytetin rus në mes të një vale të të nxehtit.
Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, 470 zjarrfikës dhe 175 automjete, kryesisht tre avionë dhe helikopterë, janë vendosur për të shuar këto zjarre në rajonin Ryazan, rreth 250 km në juglindje të Moskës.
A forest fire in the Ryazan region right now, the smoke from it enveloped part of the region and reached Moscow. pic.twitter.com/0na00qqDLQ#UkraineRussiaWar
— Ukrainian News24 (@MarkRid89403375) August 17, 2022
Sipas OJQ-së Greenpeace, e cila ka prezencë në vendngjarje, zjarret kanë prekur një sipërfaqe prej më shumë se 33,000 hektarësh. Nga ana e tij, guvernatori i përkohshëm i rajonit, Pavel Malkov, shkroi në aplikacionin Telegram të mërkurën mbrëma se të paktën 8 mijë hektarë janë djegur.
Të enjten në mëngjes, ai tha se tre zjarre ishin ende të ndezura në një sipërfaqe prej 1,810 hektarësh, kryesisht në Rezervatin Natyror Oka dhe Parkun Kombëtar Meschiorski, kënetat e gjera.
“Ekziston një mundësi e madhe që zjarri të jetë shkaktuar nga njerëzit. Dhe vapa e vazhdueshme dhe thatësira po krijojnë kushte që favorizojnë përhapjen e zjarrit”, tha Greenpeace të mërkurën. Këtyre i shtohen edhe erërat e forta.
#Russia: 500 hectares of forest burning in a reserve near Ryazan. Smoke from the fires can be smelled even in Moscow
— Belsat in English (@Belsat_Eng) August 18, 2022
🎥news_sirena pic.twitter.com/97xVnYqagj