Policia italiane ka zbuluar shumë pak deri tani nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piza, ku ndërroi jetë një 36-vjeçar shqiptar.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, mediat italiane kanë raportuar se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrjes pasi viktima 8 vite më parë ka qenë autor i një vrasjeje në Shqipëri ku ka kryer dhe disa vite burg. Më pas është zhvendosur në Toskana të Italisë.
Policia po kërkon autorët në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në të gjitha drejtimet.