Sali Berisha tha sot se vitin tjetër do të jetë në koalicion me Ilir Metën për zgjedhjet lokale. Por si do të zgjidhen kandidatët dhe si do të ndahen bashkitë?
Ish-kryeministri u shpreh se rregullat janë për t’u përcaktuar, por theksoi se në bashkitë që do të kandidojë PD, emrat do të zgjidhen me primare.
“Koalicion do të ketë dhe do të përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do të jetë në këtë koalicion për PD-në, aksione të PD-së, ato do të zgjidhen me primare.
Cilido që është deputet i PD-së dhe do të kandidojë është i mirëpritur t’i nënshtrohet primareve. Kryetari dhe kryesia e PD-së nuk kanë asnjë pushtet de facto, janë primaret” tha Berisha.
Në fund kishte një tjetër paralajmërim për Edi Ramën për atë që e pret në vjeshtë. “Populli do të flasë me qeverinë shumë shpejt” tha ai.