-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani “hapi” derën e burgut! Roli i “ushtarit” te grabitja e bujshme e biznesmenit

Kryesoret

Një tjetër “ushtar” i Nuredin Dumanit u arrestua sot në Durrës. Bëhet fjalë për Agim Gjinin që ishte në kërkim prej disa muajsh, që kur Dumani, i penduari i drejtësisë vendosi që të fliste me emra duke treguar një pjesë të ngjarjeve kriminale ku kishte marrë pjesë.

Agim Gjini nga dëshmitë rezulton bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për grabitjet me armë në Shijak. 49-vjeçari akuzohet për vjedhje me dhunë, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal.

Dumani tregoi se në një nga episodet Dorjan Shkoza u kishte dhënë informacion se një person, i identifikuar si Astrit Ademi, mbante shumë para në një çantë gri. Dumani tha se së bashku me Talo Çelën, Agim Gjinin dhe një tjetër person kanë thyer xhamin e makinës, kanë marrë rreth 20 mijë euro dhe janë larguar.

Vjedhjen e shumave të mëdha e konfirmoi edhe policia asokohe. “Nga hetimi rezulton se më datë 31.05.2013 në fshatin Marikaj, Vorë në pikën e grumbullimit të mjeteve të dala jashtë përdorimit në pronësi të shtetasit Gëzim Mamiu, tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë vjedhur shtetasit Astrit Ademi që kishte shkuar si klient  me mjetin e tij të markës AA887CL, shumën prej 7000 euro dhe një aparat celular të markës samsung me dy karta që i kanë gjetur në xhep si dhe shumën prej 9000 euro, 760.000lek që i kanë marrë në bagazhin e mjetit”.

Të akuzuarit që janë në arrati;
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit