Një shqiptar u ekzekutua mbrëmë në Itali pas një përplasje me armë zjarri. Viktima 8 vite më parë ka qenë autor i një vrasjeje në Shqipëri ku ka kryer dhe disa vite burg.
Më pas është zhvendosur në Toskana të Italisë. Policia italiane ka ngritur postblloqe e patrulla kontrolli në të gjithë rajonin e është në kërkim të autorëve.
Emri i viktimës, 38-vjeç ende nuk bëhet i ditur nga italianët. Pamjet nga vendi i ngjarjes janë tregues i përplasjes së fortë që ka ndodhur në provincën e Pisa, Itali.
Shkak dyshohet se është hakmarrja për vrasjen në Shqipëri.
