-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Fierit, PD ngreh skemën: Ja si u morën paratë nga Fondi i Emergjencës

Kryesoret

Koordinatorja për Media dhe Komunikim, në PD, Silvi Bardhi ka paraqitur disa fakte të tjera në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Me anë të një dokumenti ajo ka shpjeguar sesi 15 milionë euro u dhanë pa VKM nga Fondi i Emergjencave për inceneratorin e Fierit. Kontrata u firmos nga Ministria e Mjedisit, e cila në pamundësi buxhetori i mori paratë nga fondi i Kryeministrisë.

“Nonat e inceneratorëve morën kontratë 30 milion euroshe me Ministrinë e Mjedisit më 24 Tetor 2016 dhe vetëm 2 javë më pas 10 Nëntor 2016, gjetën një italian që t’ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion, duke përlarë në këtë mënyrë plot 15 milion euro të parave publike. 
 
Nuk ka investuar asgjë, asnjë lopatë, por morën 15 milion euro para publike.
 
Kanë lidhur një kontratë siguruese me një bankë duke mos lënë kolateral asnjë lek, asnjë investim, vetëm kontratën me Ministrinë e Mjedisit dhe tokën publike!”
është shprehur Bardhi.

Ajo po ashtu ka shtuar se parat janë ndarë mes Ramës, Ahmetajt dhe Agaçit, ndërkohë që ka shtruar dhe disa pyetje.

Pyetjet e PD-së për SPAK

1.     Këta që nuk kishin asnjë investim, ishin kompania me eksperiencë që duhej t’u jepeshin 30 milion euro para publike?
 
2.     Përse u shkel ligji i autonomisë së pushtetit vendor?
 
3.     Nëse duhej incenerator në Fier, përse të mos e bënte Bashkia tenderin dhe kurseheshin 15 milion euro?
 
4.     Përse u ndërrua 3 herë vendi i Inceneratorit të Fierit dhe madje u zgjodh një vend tjetër nga ato 10 që propozoi Komisioni i ngritur nga Bashkia Fier?
 
5.     Kush i grabiti, apo më mirë mes kujt u ndanë 15 milionë euro para publike?


 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit