Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas draftit që hartuan socialistët për të nxjerrë nga politika personat që kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit në diktaturë, që sipas Sali Berishës po bëhet për Ilir Metën mbi mashtrime. Kryetari i partisë së Lirisë tha se po argëtohet me këtë lëvizje, pasi e di fundin e kësaj nisme.
“Po ju e dini fatin e të gjitha nismave anti-Meta. E dinë të gjithë. Më argëton kjo nismë e re për arsye sepse jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur edhe më tej drejt fundit të tij të merituar por shumë të vonuar. Ne do i japim të gjithë kënaqësinë, cdo ligj që do të bëjë kundër Metës dhe Berishës, ne do ia fusim atje ku i shijon më shumë” tha ai.