-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksporti i grurit nga Ukraina, shefi i OKB-së inspekton nga afër portin e Odesës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i SHBA Antonio Guterres mbërriti të premten për një vizitë në qytetin port ukrainas të Odesës, një ditë pasi zhvilloi bisedime me Presidentin Volodymyr Zelensky në Lviv.

Fotografitë e siguruara nga OKB-ja e tregojnë atë duke hipur në një anije mallrash dhe duke inspektuar ngarkesën e saj.

Pas takimit me Zelensky dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në qytetin perëndimor të Lviv të enjten, Guterres tha se kishte shenja se tregjet globale të ushqimit po fillonin të stabilizoheshin pas marrëveshjes për të siguruar kalim të sigurt për anijet tregtare nga portet ukrainase të Detit të Zi.

 “Ndërsa flasim, më shumë se 560,000 tonë metrikë grurë dhe ushqime të tjera të prodhuara nga fermerët ukrainas po bëjnë rrugën e tyre drejt tregjeve në mbarë botën,” tha shefi i OKB-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit