-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërimet për grevë nga punonjësit e Kosvës, zbardhen kërkesat

Kryesoret

Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)  ka paralajmëruar që do të hyjë në grevë urie duke filluar nga data 25 gusht. Kjo vjen pasi sipas tyre qeveria Kurti nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

Ditën  e djeshme Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u tha se Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar duke mos dialoguar me ta.

Ai po ashtu tha se në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata e arsimit dhe sektorët tjerë në kuadër të saj.

“Qeveria Kurti mbajti pozicionin e gabuar, jemi të shtyrë të mbajmë grevë nga 24 ose 25 gushti. Në këtë grevë do të jenë të përfshirë dhe administrata dhe sektorët tjerë”, ka thënë Jasharaj, duke shtuar se Qeveria i ka dyert e hapura për arritjen e një marrëveshje.

“Dyert i kemi të hapura për arritjen e një marrëveshje. Të fillohet me 100 euro mbështetje, pasi ka ngritje të tmerrshme të çmimeve”, ka thënë ndër të tjera Jasharaj.

Ndërkaq, në ditën kur BSPK dhe SBASHK-u mbajtën konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Jeton Demi.

Siç njoftohet, në takim është diskutuar për çështje të rëndësishme në arsim, ndryshimet e nevojshme legjislative në këtë sektor dhe ato të cilat janë në proces të ndryshimit, përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023, si dhe të drejtën e nxënësve për të vijuar mësimet pa asnjë pengesë.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se Ministria e Arsimit është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë akterët, përfshirë edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës, marrë parasysh rëndësinë që ka roli i prindërve në të gjitha proceset në arsim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit