-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është “Mbretëresha e akullt” që punon në Policinë e Elbasanit e sulmon gazetarët

Kryesoret

Ndërsa nga policitë e Elbasanit, Vlorës, Laçit, Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit, pritet të arrestohen autorët e vrasjeve të ndodhura të paktën gjatë ditëve të fundit, një efektive në Policinë e Elbasanit ka gjetur kohë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik me një reagim në rrjetet sociale ku sulmon gazetarët.

Policja e famshme shkoi deri aty madje sa cenoi edhe nderin e gazetareve vajza që raportojnë për kronikën duke hedhur dyshime mbi mënyrën se si e kanë marrë diplomën. Sipas saj, ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorave Don Zhuanë”. Policja e famshme theksoi se zero vrasje dhe plagosje vetëm në parajsë ka. Për postimin e saj në rrjetet sociale Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.

Pas këtij qëndrimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Genti Mullai konfirmoi për “5pyetjet.al” se kundër polices Anisa Kostani ka nisur hetimi disiplinor.

Por kush është Anisa Kostani?

Ajo u bë e famshme për shkak se mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër dhe për këtë arsye është ftuar në studiot e televizioneve më të rëndësishme në vend. Ajo njihet si një person që mbron të drejtat e kafshëve, por paguhet për të mbrojtur njerëzit. E ftuar në një emision televiziv, ajo është shprehur, “më mirë të më kafshojë gjarpri, se sa të më ngulë thikën pas shpine njeriu”.

Në Instagram, ajo nuk ka një llogari të thjeshtë, pasi profili i saj është publik dhe aty ndiqet nga më shumë se 13 mijë veta. “Mbretëresha e akullt”, ashtu siç ajo e përshkruan veten, poston shpesh foto dhe video nga paraqitjet e saj në ekranet e televizioneve shqiptare, por edhe nga udhëtimet nëpër qytetet europiane. Reagimi i saj i fundit me siguri marrë më shumë vëmendje se edhe daljet e saj në emisionet televizive dhe tashmë një gjë është e sigurt, ndjekësit do t’i rriten me shpejtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit