-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy gra i shkatërrojnë banesën burrit, vëllezërit bëhen për spital

Kryesoret

Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale, mes tyre dy gra. Dy vëllezër janë arrestuar pasi për shkak të një konflikti janë rrahur mes tyre. Dy gra u arrestuan për vetëgjyqësi. Sipas policisë, gratë u futën në banesën e një 41-vjeçari duke i shkatërruar orenditë dhe gjithçka që u doli përpara pas një mosmarrëveshje mes tyre.

NJOFTIMI I PLOTE

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin I. L., 28 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, po këto struktura arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 66 vjeç, dhe F. D., 61 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetaset F. A., 37 vjeçe e K. P., 40 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. K., pasi këto shtetas, me vetëgjyqësi, kanë hyrë në banesën e shtetasit K. K., 41 vjeç, i kanë dëmtuar orenditë shtëpiake dhe më pas, gjatë shoqërimit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vjedhur në një objekt. Nga verifikimet ka rezultuar se 32-vjeçari, duke dalë jashtë banesës, kishte shkelur edhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit