Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Shëngjin. Makina me katër vajza ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Një banor i zonës që ka qëlluar pranë vendit të ngjarjes ka shkuar me shpejtësi duke u dhënë ndihmën e parë.
Vajzat janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë dhe shpejtësia.









