Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, referuar borxhit 184 milionë euro të papaguar që kanë ujësjellësat ndaj OSHEE-së, shprehet se bashkitë e kryeministrit Edi Rama vjedhin taksat e qytetarëve për të paguar inceneratorët, por nuk kanë të ardhura për të shlyer borxhet e energjisë elektrike. Kjo, sipas tij vjedhje e taksave nga qeveria Rama ka falimentuar bashkitë nga ana financiare.
“Bashkite e Edi Rames paguajne Inceneratoret, por s’paguajne 184 milion euro energji te ujesjellsave! Bashkite e Edi Rames i kane borxh plot 184 milion euro per energjine elektrike te papaguar nga ujesjellsat.
Durresi,Kavaja, Vlora,Kruja, Kurbini dhe Patosi kane borxh rreth 100 milion euro.
Bashkite e Edi Rames vjedhin qytetaret perdite duke rritur taksat e pastrimit, si Durresi qe e trefishoi taksen e pastrimit qe te paguajne Inceneratoret.
Para’ per Inceneratoret ka qeveria e Edi Rames ndersa per te paguar energjine elektrike per ujesjellsat sherbimin me jetik per qytetaret nuk kane.
Kjo vjedhje me permasa te tilla e Qeverise se Edi Rames falimentoi dhe Bashkite nga ana financiare dhe u perdor si shkak edhe qe qeveria te rrembente te gjithe ujesjellsat ne grushtin e saj.
Bashkite perfundimisht jane vetem Bordero Patronazhistesh dhe asgje tjetër” shkruan Vasili.