Në orët e para të ditës së sotme u shënua një aksident tragjik në aksin rrugor “Milot-Tuneli i Kalimashit” në vendin e quajtur “Vau Shkjeze” ku humbën jetë tragjikisht dy të rinj dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
“5pyetjet.al” publikon pamjet e aksidentit të frikshëm. Si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në barrierat metalike anësore të rrugës që e kanë çarë tej për tej.
Marius Çeça 31 vjeç dhe Denis Gjeta 30 vjeç vdiqën në vend. Drejtuesi i makinës Marsel Busho 35 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit që kanë bërë që makina të humbte kontrollin ndikuar edhe nga shpejtësia.
Jo vetëm atentatet, por edhe aksidentet vijojnë që të marrin shumë jetë. Vetëm në një javë kanë humbur jetën 4 persona nga aksidentet, një në Fier, një në Tiranë dhe sot 2 të rinjtë në Milot.