-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Skafi i lë në mes të detit, shpëtohen 4 pushues në Shëngjin

Kryesoret

Katër pushues janë shpetuar këtë të dielë, pasi iu prish skafi në det të hapur.

Ngjarja është regjistruar në detin e Kune Vain, teksa pushuesit kanë konstatuar se skafi i tyre kishte pësuar një defet teknik dhe nuk lëvizte.

Menjëherë ata kanë marrë në telefon policinë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg të detit shëndoshë e mirë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Shëngjinit iu vjen në ndihmë 4 pushuesve që kishin mbetur në det të hapur, me një mjet lundrues skaf, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk po ktheheshin dot në breg.

Gjatë patrullimit të zonës, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare janë telefonuar për ndihmë nga disa shtetas, dhe janë njoftuar se mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt e kishin mbetur në det të hapur, duke mos patur mundësi të ktheheshin në breg.

Menjëherë në ndihmë të tyre, kanë shkuar shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, të cilët kanë konstatuar në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar, një skaf me 4 shtetas në të, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk lëvizte.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare e Shëngjinit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje për ndihmë, si dhe të denoncojnë në këtë numër dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

#angazhimpërkushtimsakrificë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit