-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarmi i çmimeve të larta në Itali, 11% e energjisë për të prodhuar ushqimet

Kryesoret

Prodhimi bujqësor dhe i ushqimeve të tjera në Itali konsumon mbi 11 % të energjisë totale. Sipas një studimi të fundit të Coldiretti, rritja e çmimit të energjisë ka një ndikim të jashtëzakonshëm për tryezat e familjeve, në një moment kur thatësira ka shkatërruar prodhimin në fusha me humbje që llogariten në 6 miliardë euro, ose 10% e prodhimit të përgjithshëm.

Bazuar në të gjithë këto fakte, llogaritet se familjeve italiane do t’u kushtojë këtë vit rreth 9 miliardë euro vetëm për shpenzimet e ushqimeve, për shkak të efektit të inflacionit që prek sidomos kategoritë më të dobta. Sipas studimit, zarzavatet do t’u kushtojnë 1,97 miliardë euro më shtrenjtë familjeve, buka, makaronat dhe orizi 1,65 miliardë, ndërsa për mishin dhe sallamrat italianëve do t’u duhet të shpenzojnë 1,54 miliardë euro më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

E ndërsa çmimet për familjet nuk kanë të ndalur, problemet për bizneset prodhuese janë edhe më të mëdha. Vlerësohet se më shumë se 1 në 10 sipërmarrje në bujqësi gjendet në një situatë kritike dhe pranë falimentimit. Ndërsa, mbi 34% e totalit të ndërmarrjeve po punojnë me humbje për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para.

Presidenti Coldiretti, Ettore Prandini, apelon për marrjen e masave të menjëhershme për të frenuar kostot e larta të energjisë dhe prodhimit për të shpëtuar kompanitë planifikuar të ardhmen edhe me zhvillimin e alternativave energjetike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit