Bledar Zeneli u arrestua nga SPAK disa javë më parë pasi bënte thirrje në rrjete sociale për terrorizëm. Ai e mohoi diçka të tillë në sallën gjyqësore.
Sipas tij ai si një mysliman po shpërndante lutje dhe disa fjalime të imamëve.
Zeneli apeloi vendimin në GJKKO, por kjo e fundit ka treguar se nuk ka kompetencat e duhura për të vendosur mbi dosjen e tij. Pas kësaj dosja e tij do të kaloj në Gjykatën e Durrësit.