-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS tërhiqet nga ligji për përjashtimin e Berishës? Balla: Ia kemi lënë SPAK-ut

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se në shtator shumica do të depozitojë nismën për ndryshimin e ligjit, sipas kërkesës së Autoritetit për dosjet për të kaluar në filtër edhe njëherë atë që kanë marrë certifikatë më përpara. Përjashtimi i personave “non grata” nga parlamenti? Balla tha se kjo nuk mund të adresohet në këtë paketë që po diskutojmë dhe se për Sali Berishën duhet të veprojë SPAK-u.

“Kemi depozituar dy nisma, një për Dosjet dhe një për Kodin Zgjedhor. Bazohen në propozimet e ardhur për të hequr cdo pengesë dhe për të hedhur dritë mbi personat që zgjidhen nisur nga rasti për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme dhe që Autoriteti i Dosjeve ka arritur në konkluzionin që kanë rezultuar dokumente të reja dhe që për verifikimin më tej ekzistojnë disa pengesa që lidhen me ligjin aktual. Natyrshëm që dy propozimet e tjera duhen bashkëshoqëruar edhe me elementë të tjerë që duhen reflektuar. Ligji i dekriminalizimit ka të bëjë me pastërtinë e figurës që zgjidhet dhe në këtë kontekst juristët tanë po punojnë për të konkluduar në disa shtesa në këtë ligj. Drafti që u bë publik është i grupit të punës. Sa i përket çështjes së non gratës, kjo është një vendim që merret nga SHBA, më së fundmi edhe nga Britania. I bëj thirrje SPAK-ut që në dritën e akuzave të ngritura nga SHBA dhe Britania, letra që i është dorëzuar Sali Berishës. Unë mendoj se është koha e përshtatshme. Janë bërë publike edhe elementët dhe i takon drejtësisë. Kjo nuk mund të adresohet në këtë paketë që po diskutojmë. Sali Berisha është një përfaqësues i lartë i Partisë së Punës, si një sekretar partie dhe mendoj që në vlerësimin e juristëve të konsiderohet edhe pjesa si një sekretar partie dhe është e papranueshme që 32 vite pas vendosjes së demokracisë, një sekretar partie i shpallur non grata të vazhdojë të bëjë pis jetën politike në vend. Por ky është një diskutim që duhet vijuar” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit