Pas humbjes turpëruese 4-0 të një jave më parë, Manchester United bën surprizën, të paktën në pjesën e parë ndaj Liverpool.
“Djajtë e kuq” udhëheqin 2-0 në ndeshjen ndaj “The Reds” të vlefshme për Premier League.
Veç ritmit të lartë dhe golave spektakolarë, një moment mjaft i veçantë ishte edhe ai i minutës së 41-të, kur Bruno Fernandes për pak u bë protagonist negativ i kësaj sfide.
Në një rrëmujë në zonë, me një lëvizje të pakuptimtë, portugezi godet fuqishëm në drejtim të portës së tij.
Për fatin e tij të mirë, Martinez bën një ndërhyrje të jashtëzakonshme duke mos e lejuar topin të përfundojë në rrjetë.