Irani ka dorëzuar një tekst të ri për negociatat me Shtetet e Bashkuara, i cili thekson nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, raporton agjencia iraniane Tasnim. Propozimi fokusohet në çështje kyçe si heqja e sanksioneve dhe siguria në Ngushticën e Hormuzit.
“Propozimi ynë kërkon një përfundim të menjëhershëm të të gjitha veprimeve luftarake dhe bllokadave, si dhe garantimin e sigurisë së plotë kundër çdo sulmi të ri. Gjithashtu, nënvizojmë domosdoshmërinë e heqjes së sanksioneve amerikane dhe përfundimin e bllokadës detare në Ngushticën e Hormuzit, pas arritjes së një mirëkuptimi fillestar, në mënyrë që të vendoset stabiliteti i qëndrueshëm në rajon,” citohet në tekstin e dërguar palës amerikane.









