-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfehet një nga rusët: Isha porositur të bëja foto në Shqipëri

Kryesoret

Një nga rusët e ndaluar nga policia në Gramsh ka pranuar se punonte për shërbimet sekrete. Ai është shprehur se është porositur të bënte foto në disa vende të Shqipërisë.

Mësohet se shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë. Ai thekson se nuk ka më shumë informacione, raporton Top Chennel.

Pritet që tre të arrestuarit që u kapën të shtunën në Gramsh të dalin para gjykatës. Ata po hetohen me akuzën e spiunazhit dhe po mbahen në drejtorinë e policisë së Elbasanit ku janë marrë në pyetje nga prokurorët.

Ndërkohë, gjykata u ka caktuar avokatë, të cilët janë takuar sot me klientët e tyre.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit