Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ky dy rusë dhe një ukrainas hynë dhe sulmuan ushtarët shqiptarë.
Berisha është shprehur se shteti është dobësuar dhe se Rama “sulmoi” SHISH duke i nxjerr punonjësit me emër, mbiemër dhe pagat.
“Agresorët e ushtarëve në detyrë, u ndaluan dhe janë hetim. Cila është lidhja e tyre me shërbimet duhet të qartësohet. Por e vërteta është se përdorimi i lëndëve djegëse dhe neuroparalizuese dhe toksike, kundër ushtarëve, komprometon thellësisht ‘misionin’ e tyre turistik.
Unë sot jam këtu për të deklaruar, se kërcënimin më të madh në këto vite ndaj sigurisë kombëtare, me akte madhore e ka bërë personalisht, Edi Rama. Po ju rikujtoj këtu se 5 vite më parë në një mënyrë të pashembullt në historinë e një vendi, të lirë apo jo, mediat shqiptare publikuan të gjithë organigramën e shërbimit shtetërore, emër, mbiemër, degë dhe funksion. Ata publikuan dhe rrogat e tyre, duke ekspozuar kështu këtë shërbim ndaj të gjitha shërbimeve të tjera, jo miqësore.
Deklaroj këtu se këtë e ka bërë Edi Rama, pasi askush tjetër në Republikën e Shqipërisë, përveç kryeministrit që firmos çdo vit strukturën e SHISH, ka të drejtë të njihet me të, apo ta kërkojë atë.” është shprehur Berisha.