-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen reagimi i parë i Rusisë pas arrestimit të spiunëve: Duam t’i takojmë

Kryesoret

Dy ditë pas ngjarjes në Gramsh ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për herë të parë për incidentin, ku “turistët” sulmuan dy ushtarë shqiptarë në uzinën e armëve.

Ambasada deklaron se nuk ka marrë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e rusëve të dyshuar për spiunazh. “Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat.

Ambasada i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve.

Vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me rusë të ndaluar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fiodor Mihailoviç u arrestuan mbrëmjen e së shtunës pasi Zorin sulmoi dy ushtarë në uzinën e armëve dhe dy të tjerët tentuan të arratiseshin me makinë, por u kapën afër Cërrikut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit