Gabriel Escobar, do të vizitojë Kosovën ditën e stome. Zëdhënësi Përparim Kryeziu ka bërë me dije se ai nuk do të takohet me kryeministrin e vendit Albin Kurti.
“Nuk ka takim të paraparë për sot”, është shprehur Kryeziu.
Me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të takohen kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin.
Këto takime do të zhvillohen në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.
Ndërkohë në ditën kur përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabdo të qëndrojë për vizitë në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara.
Takimi Vuçiq-Hill do të mbahet në orën 09:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidentit të Serbisë.
Kujtojmë se ambasadori amerikan në Beograd vlerësoi se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që nuk ka pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, rezultati i këtyre bisedimeve ishte ende pozitiv.
Hill tha se kjo është e rëndësishme jo vetëm për bisedimet, por përgjithësisht për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë.