-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armë shtesë për Ukrainën, Gjermania tërhiqet e para

Kryesoret

Ministri gjerman i Mbrojtjes ka refuzuar që të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë. Po ashtu ai ka hedhur poshtë propozimin e deputetëve që të dobësohen forcat e armatosura gjermane në shërbim të Ukrianës.

Përfaqësuesi zyrtar i departamentit ushtarak tha se në situatën aktuale, Gjermania nuk mund të marrë rreziqe të tilla.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për faktin se Putini do të përfitojë nga çdo dobësi dhe hendek i përkohshëm në gatishmërinë mbrojtëse të NATO-s”, është shprehur ai.

Ai kujtoi se Gjermania duhet t’u japë partnerëve të saj të aleancës “mbështetje brenda kornizës së detyrimeve”, siç përcaktohet në nenin 5 të Traktatit të NATO-s.

Në të njëjtën kohë, në një artikull të përbashkët për Der Spiegel të botuar më 21 gusht, socialdemokrati Kristian Klinck, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër Unioni 90 dhe demokrati Alexander Myller kritikuan qëndrimin aktual të Berlinit, i cili thotë se ruajta e potencialit të Bundeswehr-it për të mbrojtur Gjermaninë dhe NATO-n ka përparësi ndaj ofrimit të ndihmës për Ukrainën.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse një konflikt i ndërtuar qëllimesh, pasi siguria dhe stabiliteti i Evropës aktualisht po mbrohet në Ukrainë”, thanë ata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit