-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani do të takohet me Escobar pasditen e sotme

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në ora 16:30.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina. “Takimi do të do të nis nga ora 16:30”, është shprehur Kupina.

Kujtojmë se Escobar sot nuk do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por do të ketë takime me krerët opozitarë.

Escobar pritet të takohet me kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin. Këto takime do të zhvillohen në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka thënë se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Prishtinë dhe Beograd pikërisht për të treguar mbështetjen e ShBA-së për dialogun.

Ndërkohë takimi Vuçiq-Hill do të mbahet në orën 09:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidentit të Serbisë.

Kujtojmë se ambasadori amerikan në Beograd vlerësoi se edhe pse shumë janë të zhgënjyer që nuk ka pasur progres në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

Hill tha se kjo është e rëndësishme jo vetëm për bisedimet, por përgjithësisht për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit