Zorana Mihajloviq, zëvendëskryeministre e Serbisë, ka thënë që vendi i saj do paqe dhe Kosova po i kërcënon.
Ajo ka përmendur edhe problemet me rrymë me të cilat po përballet Evropa, përfshirë Kosova dhe Serbia.
“Nuk është e lehtë, sidomos duke pasur parasysh presionet me të cilat po përballemi, duke pasur parasysh krizën energjetike në të gjithë Evropën dhe nuk do të ishte e lehtë për asnjë vend. Por ajo që është e rëndësishme për qytetarët është që të ketë një politikë të qartë shtetërore. Gjithmonë do të luftojmë për një kompromis, sepse duam paqe”, ka thënë ajo.
Sipas saj Kosova po kërcënon Serbinë dhe kjo gjë është alarmante.
“Të gjitha mesazhet dhe kërcënimet që vijnë nga Prishtina janë alarmante. Kjo është baza e të gjitha problemeve, pavarësisht nga të gjitha, politika jonë, politika e shtetit të Serbisë, e qeverisë dhe e presidentit të Republikës, është bisedë dhe kompromis”, ka deklaruar ajo.
Më herët edhe zyrtarë të tjerë serbë kanë thënë se duan paqe por Kosova nuk pranon. Deklaratat e shtuan pas takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel.